Albërije Hadërgjonaj feston ditëlindjen, Anxhelina e uron nënën e saj publikisht me fjalët e ëmbla

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj festoi ditëlindjen. Vajza e saj, Anxhelina, ka zgjedhur t’i shkruajë disa fjalë publikisht në këtë moment special.

“Gëzuar ditëlindjen mamasë sime të mrekullueshme! Më e dashura, më e bukura brenda dhe jashtë! Të dua me gjithë zemër e shpirt”, shkruan Anxhelina krahas fotos së Albërijes, ku shfaqet gjithmonë mjaft e kuruar dhe elegante.

Kujtojmë se këngëtarja ka treguar gjithmonë se ka një lidhje mjaft të fortë me dy vajzat e saj që i ka dhe si shoqe, Anxhelinën dhe Agnesën.