Albërie Hadërgjonaj s’vesh kurrë reçieta: “Kam pasur sukses vetëm pa to”
Albërie Hadërgjonaj është një prej këngëtareve më të njohura të skenës shqiptare, e cila prej vitesh ka rrëmbyer zemrat e publikut me zërin dhe këngët e saj. Ajo ishte e ftuara e radhës mbrëmjen e djeshme në emisionin e humorit ‘Xing me Ermalin’, ku u shfaq e veshur plot stil dhe me një look të kuruar. E veshur me një fustan blu me dekolte të hapur, Ermal Mamaqi e ka ngacmuar menjëherë këngëtaren sapo u ul, ndërkohë që përshëndeste publikun.
“Albëria ka një gjë shumë të mirë njerëz, nuk vesh asnjëherë reçipeta”, tha moderatori me humor, shkruan Xing.al. “E di, edhe kastile s’i vesha. E di si është puna? Kam kuptuar një gjë: Kam pas shumë sukses kur s’kam pasur reçipeta”, rrëfeu Albëria duke qeshur, e më pas ka treguar se pamja e saj nuk ishte për t’u ankuar, pasi ajo kishte ardhur e veshur me pallto dimri në pikun e vapës.