Albërie Hadërgjonaj flet për martesën: ”Është burg, kush del nuk hyn më”
Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Albëria Hadërgjonaj është një nga personazhet e shoëbizit shqiptar që ka përbërë gjithmonë lajm për mënyrën e veshjes, sjelljes, apo edhe jetës së saj private. Si një tip i çlirët ajo nuk e ka pasur fare problem që t’i përgjigjet fansave të saj në Instagram edhe për divorcin dhe sepse ajo nuk martohet sërish. Pyetjes pse nuk martohesh, ajo i është përgjigjur se martesën e konsideron një burg në të cilin nuk dëshiron të futet më. Fansi: Pse nuk martohesh? Hadërgjonaj i përgjigjet: “Ata që janë jashtë duan të futen brenda. Ata që dalin zor se hyjnë më. Hyn robi në burg me mend në kokë”.