Albërie Hadërgjonaj befason me rrëfimin për veten: 20 vjeçe kam qenë idiote fare, tani edhe botoksi s’po na bën gjë
Në emisionin “Siluete” të Gerta Gixharit në RTSH, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka dhënë një intervistë ku ka folur për veten. Me natyrën e hapur që ka Albëria u shpreh: “Shqiptarët kanë qenë në një periudhë tranzicioni. Nuk janë një popull që nuk dinë, por mungesa e hapësirës së lëvizjes i ka penguar. Por çdo gjë vjen me kohën, ashtu si një fëmijë që lind dhe rritet. Unë tani ndjej që jam e pjekur, ndërsa kur kam qenë 20 vjeçe kam qenë idiote fare. Unë shoh tani Angjelinën, e cila është e zgjuar, me botë, punon fort dhe nuk dorëzohet kollaj, sepse liria është gjithçka. Ajo zbuloi esksluzivisht për “Siluete” se Angjelina do të publikojë albumin e saj të parë para 31 Dhjetorit, për të cilin ajo ka vite që po punon shumë.
Ajo shprehet me keqardhje për faktin se është gjyshe single? Përballë më të rejave, Albëria thotë ta mbajmë më të mira, se “edhe botoksi nuk po na bën gjë. Mbaruam duke shti gjilpëra e nuk po bëhet sen. Shti këtej e shti andej, plasëm!”, tha ajo me origjinalitetin që e karakterizon. Ndër të tjera duke falenderuar RTSH-në pasi ka ndërtuar gjithçka në klarrierë aty, ajo foli dhe për kolegët: Janë disa artistë që nuk ikin kurrë nga skena si; Sabri Fejzullahu 1, Aurela Gaçe 2, Albërie Hadërgjonaj 3, përfundon intervista e artistes që jeton në SHBA.