Albano në plane për të zgjeruar familjen: Sa të dal do bëhem baba

Në podkastin e Diteas dhe Renisit, fermerët “VIP” kanë patur mundësinë të tregojnë më shumë nga vetja dhe planet e tyre për të ardhmen. Albano ka shprehur dëshirën që të bëhet baba. Ai madje tha se gjëja e parë që do të bënte sapo të përfundonte eksperiencën në “Ferma Vip”, është pikërisht një bebe në familjen e tij.

“Nuk kam qenë gati të kisha fëmijë, se kam ndjerë. Por tani, gjëja e parë që do të bëj kur të dalë jashtë është të bëj fëmijë. Sepse fëmija paska një forcë, lëkund burrat më të fortë”, është shprehur Albano.

Ora News

Me te lexuarat