Albano Bogdo: “Në çdo gjë timen ka një version të Bob Dylan”

Aktori i humorit të “Apartamenti 2XL”, që në fillimiet e tij ka spikatur jo vetëm për humorin e veçantë, por edhe për look-un e tij unik. Me flokët kaçurrela, Albano tërheq gjithmonë vëmendje. Por mesa duket për pamjen e tij, aktori frymëzohet nga një artist shumë i njohur në mbarë botën. Albano postoi dje një fotografi në të cilën shihet se ka veshur një bluzë, ku është e stampuar fotografia e këngëtarit amerikan, Bob Dylan kur ai ka qenë në moshë të re, shkruan Who. “Në çdo gjë timen ka një version të Bob Dylan”, ka shkruar Albano. E në fakt në fotografi vihet re se aktori ka një ngjashmëri shumë të madhe me këngëtarin e njohur, sepse të dy kanë pothuajse të njëjtin model flokësh. Por jo vetëm kaq, por Albano ka dhë një pasion të madh për këngwn siç shihet nw mbylljet qw i bwn spektaklit “Apartamenti 2xl”, dhe me siguri Bob Dylan duhet të jetë një ndër këngëtarët e tij më të preferuar.