Albano Bogdo lë profesionin: Po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet

Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka hequr dorë nga karriera e tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale. Me anë të një postimi në Instagram, ai shkruan se do të tërhiqet përjetë nga televizioni.

“Duke ju falenderuar të gjithëve për komplimentat por edhe për vërejtjet gjatë këtyre 12 viteve, po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet,”-shkruan aktori.

Por nuk ka dhënë asnjë arsye për vendimin e marrë.