Albano Bogdo: “Kam nxjerrë të dashurën nga shtëpia në 2 të natës dhe i kam hedhur rrobat nga ballkoni”

Albano Bogdo, njësoj si personazhet që shfaq në skenë, edhe në të përditshmen e tij nuk nguron të flasë hapur dhe të tregojë të vërtetat për eksperiencat e tij. Në një intervistë për “Glamour Zone” në Rtv Ora, ai ka rrëfyer momente nga jeta e tij. Vëmendjen më të madhe gjithsesi e ka tërhequr leksioni që ai i ka mësuar dikujt në një lidhje dashurie.

Sipas komedianit, në historitë e dashurisë ai vetëm ka dhënë leksione. Madje edhe me vepra. Një prej tyre ka qenë se si duhet të jetë balanca e “shitjes së dënglave” kur je në një lidhje me një person të famshëm.

Kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e p*rdhëve. Kur ai nuk po të bën dëngla, mos bëj ti. Kur unë zgjedh të të trajtoj okej, jemi njerëz të barabartë, kjo nuk do të thotë që ti të bësh si më e rëndësishme se unë në shoqëri.”- shpjegon Albano.

Këtë leksion të vlefshëm aktori i humorit thotë se e ka dhënë me vepra. Duke e nxjerrë jashtë të dashurën nga shtëpia në 2 të natës. Për më tepër duke i hedhur edhe rrobat nga ballkoni. Veprim drastik në dukje, por për Albanon bëhet “që ç’ke me atë punë”. Gjithsesi sipas tij, nuk e ngacmoi njeri vajzën kur e nxorri jashtë në 2 të natës. Kjo sepse e njihnin të gjithë në lagje si e dashura e tij. Po pra, në gjithë këtë histori kjo ishte ajo që na shqetësoi më shumë. /Nees31.al