Albano Bogdo humb njeriun e dashur: Tani fli e qetë, e shtrenjta ime

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo duket se ditën e sotme ka humbur një nga njerëzit e tij më të dashur. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ai ka treguar se gjyshja e tij është larguar nga jeta dhe i ka dedikuar asaj fjalët më të ndjera.

“Tani fli e qetë, e shtrenjta ime. Bashkohu me gjyshin, i cili, siç thoshe vetë, po të priste. Tani që më le, e kuptoj. Ato miliona herë që të kam thenë se sa të dua, nuk mjaftojnë. Duhet të të kisha thënë më shumë. Por, vazhdo më shih nga lart. Do të ta them përditë, derisa të bashkohem dhe unë me ju. Fli e qetë më  në fund Stoli Bogdo”, shkruan Bogdo krah fotos së fundit në rrjetet sociale. Në këtë moment delikat nuk kanë munguar as ngushëllimet dhe mbështetja e njerëzve më të afërt të aktorit, të cilët kanë komentuar menjëherë në këtë postim.

revistawho.com