Albani feston përvjetorin, Miriami e uron në mënyrën më të ëmbël
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më simpatik të shoë biz-it. Prej vitesh bashkë, çifti gëzon dy fëmijë Amel dhe Duam.
Këngët e tyre kanë qenë gjithmonë emocionuese për shkak se tregojnë hapur dashurinë dhe marrëdhënien e bukur mes çiftit, ama çfarë na ka emocionuar shumë së fundmi ka qenë urimi i Miriamit në 40-vjetorin e Albanit.
Këngëtari feston sot 40-vjetorin dhe Miriam ka postuar një foto të tijën me mbishkrimin:
“Gëzuar datëlindjen burrit të ëndrrave të mia dhe dashurisë së jetës time. Ti je bota për mua”.
View this post on Instagram
Shpresojmë që gjithnjë të marrim dedikime të tilla kaq emocionuese nga çifti, ndërsa shpresojmë dhe për një tjetër këngë që i shtohet listës së këngëve më të bukura për dashurinë.