Albana Perhati e Portokalli-së zbulon një sekret: Unë dhe Ledio Lako kemi 16 vjet bashkë

Të punosh në një projekt televiziv ka ulje-ngritjet e veta, por vështirësitë bëjnë që aktorët të forcojnë më shumë miqësinë mes tyre. Kështu në krye të listës së miqve më të vjetër të shpektaklit “Portokalli” janë Ledio Lako dhe Albana Perhati. Këtë fakt e ka thënë vetë Albana në një dedikim që i ka bërë mikut të saj aktor për ditëlindje. “16 vjet shoqëri. Edhe 116 vjet nuk do më mjaftonin për të të rreshtuar urimet dhe falenderimet për zemrën kaq bujare që ke. Për shpirtin e bukur, për fisnikërinë, për burrërinë, për natyrën tënde të protektorit ndaj më të dobëtit, për dëshirën e madhe që ke për t’i ndihmuar të tjerët, për gojën helm ndonjëherë (aty ku duhet si batutë dhe ku vetëm ti di ta përdorësh aq bukur), për buzëqeshjet që më fal kaq shpesh me aq sinqeritet, për kritikat dhe tërheqjen e veshit herë pas here, për pishmanllikun që të karakterizon(edhe unë më keq se ty), por që ty të ka aq lezet, edhe 200!”, shkruante ndër të tjera Perhati në ditëlindjen e aktorit.