Albana Osmani nis punën për një projekt të ri, këtë herë në rolin e sipërmarrëses

Albana Osmani ka disa muaj që është shkëputur nga televizioni dhe gjatë kësaj kohe i është dedikuar plotësisht punës së saj me fondacionin “You are a sunflower”. Megjithatë moderatorja simpatike duket se do i rikthehet sërish fushës së gazetarisë, por këtë herë ka vendosur të eksperimentojë në një medium të ri. Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme ajo ka bërë disa postime në ‘Instagram’ shoqëruar me sloganin “O1 Turn on your life” dhe imazhin e një radio.

Burime të “RevistaWho.Com” kanë zbuluar se bëhet fjalë për një projekt tërësisht të ri dhe personal i Albanës. Siç bëhet e ditur moderatorja ka vendosur të krijojë një radio të re, “O1Radio”, e cila do të jetë ‘online’. Ende nuk dihet se kur do të nisin transmetimet e para, por nga postimet e Albanës në rrjete sociale kuptohet se ka nisur testimi i saj. Osmani ka një eksperiencë të gjatë në media dhe me siguri ky projekt i ri i saj do rezultojë mjaft i suksesshëm, sipas Who.

https://www.instagram.com/p/Bw-AW71FR9r/