Albana Jeminaj e përzgjedhur mes zonjave shqiptare të suksesit: U ndjeva e lumtur, ja si e perceptoj unë feminizmin!

Albana Jeminaj, është pedagoge pranë Institutit Infinit Kosova, e cila edhe pse e re në moshë sjell shembullin e vërtetë të suksesit si vajzë.

Për këtë arsye ajo ka qenë një prej pjesëmarrëseve e Konferencës Ndërkombëtare “Zonjat shqiptare të suksesit “Albanian Exellence”, që u zhvillua në datat 17-18-19 mars 2023 në Tiranë.

“U ndjeva e lumtur dhe e privilegjuar që isha e ftuar në Konferencën Ndërkombëtare “Zonjat shqiptare të suksesit “Albanian Exellence”, që mblodhi më shumë se 100 gra nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi , Maqedonia e Veriut, dhe Diaspora, dhe ku secila prej nesh ndanë përvojë dhe risi nga më të ndryshmet. Konferenca kishte si qëllim të parashtronte argumente për të drejtat e gruas shqiptare, forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave. Falënderoj drejtoreshën e “Albania Exellence”, Flora Nikolla, për organizimin, punën e madhe në evidentimin e profesionisteve zonja në fushën e biznesit, drejtësisë, medies, artit dhe mjekësisë. Dhe në fund do e mbyllja me shprehjen: “Feminizmi nuk ka të bëjë me forcën e femrave si natyrë se ato janë të forta, por ka si qëllim të ndryshojnë mënyrën se si bota e percepton forcën”, tha Albana për revistën “Story”.

/www.story.al