Alban Skënderaj tregon çfarë shpërblimi i jep vajza kur e merr nga kopshti

Alban-Skenderaj-2

Alban Skënderaj shpeshherë e tregon dashurinë e tij të madhe që ka ndaj vajzës së tij. Madje fotografia e fundit të cilën e ka postuar artisti, reflekton dashurinë e madhe të babait për vajzën. Këngëtari tregoi se si shpërblim pasi e merr vajzën nga kopshti, ajo ia dhuron një puthje që ia shton jetën, shkruan Prive. “Kur e merr babi nga kopshti shpërblimi është një puthje që të shton jetën!”, ka shkruar Albani poshtë fotot.