Alban Skënderaj publikon foton e bukur me Duamin në krahë dhe tregon sa shumë është rritur i biri
Hera e fundit që e kishim parë Duamin ishte në videoklipin e këngës së Miriam Canit dedikuar tij, e titulluar “Sa shumë të dua”.
I vogli është rritur kaq shumë e këtë e zbuloi Alban Skënderaj me anë të fotos që publikoi dje në llogarinë e tij në Instagram.
Duami kishte mbështetur kokën në kraharorin e babait të tij.
“Duami, arushi i babit”, shkroi këngëtari krahas postimit.
Albani së fundmi publikoi këngën e tij të re “Kush ta ndien ty aromën”, ndërkohë që Miriami është fokusuar tek biznesi që ka hapur prej pak kohësh.
Megjithatë, gjatë një interviste ajo tha se nuk ka hequr dorë nga muzika dhe se mendon të vijë me një bashkëpunim me bashkëshortin e saj.
Në mes të angazhimeve profesionale që ka, Miriam ka treguar se përpiqet të jetë një nënë sa më shumë prezente dhe një grua me disa dimensione, pasi mendon se duhet gjetur gjithmonë një balancë midis familjes dhe punës, fëmijëve, bashkëshortit dhe karrierës.
Çifti janë prindër edhe të një vajze, të cilën e kanë quajtur Ameli.