Alban Skënderaj e nis ditën si baba i përkushtuar

“Mirëmëngjes nga unë, se Ameli është pak e zënë duke lexuar lajmet”, janë fjalët me të cilat këngëtari Alban Skënderaj përshëndet fansat, ndërsa është duke shtyrë karrocën e vajzës. I veshur thjesht, ai duket se ka dalë nga shtëpia për të pirë kafen e parë të ditës në shoqërinë e fëmijës së vogël, që erdhi në jetë nga bashkëjetesa me këngëtaren, Miriam Cani. Albani bën maksimumin për të shfaqur anën e djalit familjar, jo vetëm me kohën që kalon me vajzën por edhe me këngët që i dedikon Miriamit, siç ishte ajo më e fundit me titullin “Engjëll”.