Alban Ramosaj nudo si Adami, këngëtari tregon pse e publikoi

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Ramosaj, ishte i ftuari i Alaudin Hamitit në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova. Ai përveç zhvillimeve në karrierën e tij artistike dhe planeve për të ikur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur edhe për jetën e tij personale.

Alban-Ramosaj-2

Ramosaj po ashtu, është pyetur për fotografinë e tij kontraverse ku doli krejtësisht nudo në Instagram, njësoj si Adami. Një gjë të tillë asnjë burrë shqiptar s’e kishte bërë më herët, ndërsa mbrëmë në NIN, ai ka thënë se atë fotografi e ka publikuar ngase nuk ka komplekse. “Unë bëj çkado që më bën të ndjehem vetvetja. Nuk kam komplekse”, ka thënë Ramosaj, shkruan Prive.