Alban Ramosaj krenar për gjoksin mashkullor, performanca ku e ekspozoi

Para pak javësh këngëtari Alban Ramosaj ra pre e komenteve dhe sharjeve për gjoksin e padepiluar, nisur nga një selfie ku shfaqej i zhveshur në Instagram. Artisti reagoi menjëherë duke iu drejtuar komentuesve dhe portaleve se bëjnë mirë të merren me këngët e tij se sa me trupin. Ai u shpreh se madje ndihet krenar për qimet e shumta që ka në trup, pasi janë tregues i maskilitetit. Por duket se ai ka vendosur ta kthejë në pimën më rë fortë të tij gjoksin apo kraharorin e padepiluar. I ftuar për të performuar në eventin “Oda”, ai ra në sy për veshjen e zezë, mjaft të guximshme e provokuese. Albani kishte veshur një kostum të zi shumë klas. Siç e shihni ai ka veshur xhaketën sipër trupit, duke nxjerrë jashtë loje këmishën, apo bluzën poshtë saj.