Alban Ramosaj ka disa kërkesa që të marrë pjesë sërish në Festivalin e Këngës
Alban Ramosaj ka treguar “kushtet” që duhet të plotësojë Festivali i Këngës që ai të marrë pjesë përsëri. Ai ka risjellë në vëmendje deklaratat e Agim Doçit dhe tha se do të marrë pjesë në festival vetëm nëse do të ketë ndryshime sistemi i përzgjedhjes.
“A do të marr pjesë prapë unë edhe në festival të dhjetorit? Nëse ndërrohet sistemi i përzgjedhjes, nëse nuk ka racizëm edhe komunistë në juri, absolutisht që po. Nëse vazhon siç është nuk e mendoj”, tha ai për “Mirage.”
Kujtojmë se Doçi deklaroi se fitorja e Ronelës ishte një fitore e merituar dhe sipas tij Albani duhej të përfaqësojë Republikën e Kosovës. “Kur më thoshte njeri pse nuk ia dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët” u shpreh ai.
Në reagimin e tij Albani e cilësoi deklaratën e Doçit si raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe me frymë komunizmi.