Alban Ramosaj flet për largimin nga Shqipëria: Çfarë po ndodh me jetën e re në Spanjë?
Lajmi i largimit të këngëtarit të njohur, Alban Ramosaj ishte një lajm që sigurisht, na habiti duke marrë parasysh se po punonte për të sjellë projekte të reja.
Mirëpo, prej muajsh tashmë Ramosaj është zhvendosur në Spanjë, ku po vazhdon jetën dhe projektet atje.
Mbrëmjen që lamë pas, Albani ka realizuar një seri pyetje-përgjigjesh, ku ka folur për qëndrimin në shtetin spanjoll dhe për projektet e reja.
Një prej ndjekësve e ka pyetur këngëtarin nëse do të rikthehet sërish në Shqipëri apo do të qëndrojë atje përgjithmonë.
“Sigurisht që po, nuk është se shkova në një planet tjetër o njerëz”, – përgjigjet Albani. “Pastaj si dihet kurrë… ndoshta dhe kthehem [përgjithmonë] nëse nuk qëndrohet më këtej”.
Sakaq, në postimet e rradhës, këngëtari i “A më do” ka treguar se projektet e reja pret t’i publikojë vitin e ardhshëm.