Alban Ramosaj flet për herë të parë për Beatrixin dhe Donaldin: E vërteta del gjithmonë

Alban Ramosaj ishte i ftuari i radhës i ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio.

Ndër të tjera ai u pyet edhe për temën e diskutuar shumë që ka në qendër motrën e tij, Beatrix.

Si fillim Albani tha se ka qenë në krah të saj për hyrjen në ‘BB VIP’. Ndër të tjera foli dhe për raportin e saj me Donaldin dhe se si i ka përjetuar komentet në rrjet që edhe aq pozitive nuk kanë qenë.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”,- tha Albani./revistawho.com