Alban Ramosaj fantazon për Angelina Jolie: Në një jetë tjetër do të ishe…

Angelina Jolie është femra që ka marrosur shumë meshkuj në gjithë botën. Diva e kinemasë botërore së fundi është komentuar jo pak për luftën që kaloi me kancerin e gjirit, anoreksinë dhe divorcin nga Brad Pitt. Këngëtari shqiptar Alban Ramosaj me anë të një postimi në “Instastory” pavarësisht të gjithave këtyre ka treguar se fantazon jo pak për Jolie. Ai ka bërë një deklaratë të fuqishme për të ndërsa shkruan: “Epo sa herë më kujtohen çmimet Oscar, në një jetë tjetër do të ishe nusja ime”, i drejtohet ai në postimin e tij duke e shoqëruar me disa emoji zemre të copëtuar, sipër fotos së aktores.