Alban Ramosaj është “starboy” i Elena Likës

Alban-Ramosaj-2

“A më do” ishte kënga me të cilën Alban Ramosaj pyeste ish-të dashurën Aurora, gjatë garës në festivalin të “Kënga Magjike”. Më pas artisti sharmant u përfol për një flirt me këngëtaren braziliane, Jessie Hennessy, gjatë spektaklit “Dance with me”. Por jashtë ekranit Albanin e kemi parë të shkëmbejë përkëdhelje me një bionde shumë elegante, ish-lojtare e “Big Brother” dhe modele, Elena Likën. Nuk dihet që kur janë miq dy të rinjtë simpatikë, por një gjë është e sigurt që ata e duan fort njëri-tjetrin. Në foton që shihni bie në sy komenti i Elenës ku i shkruan Albanit “My starboy”. Këngëtari 20 vjeçar është një nga më të pëlqyerit në rrjetet sociale nga vajzat, po deri tani ai nuk ka folur hapur për ndonjë emër, me të cilën është në lidhje.