Alban Ramosaj është aq mendjehapur sa i ka kërkuar nënës së tij të dalë me dikë
Alban Ramosaj ishte i ftuar sot së bashku me nënën e tij, Antigona Ramsajn dhe motrën, Beatrixin në rubrikën “Gjysma ime” tek “E Diela Shqiptare”. I pyetur nga Arditi nëse do ishte dakort që Antigona të sillte në shtëpi partnerin e saj, Albani u shpreh se është shumë mendjehapur dhe do i pëlqente shumë nëse e ëma do kishte një partner.
“Tani nuk e di ose unë jam shumë mendjehapur ose është problemi diku tjetër, por dua të them që lumturitë, dashuria, gëzimet duhet të ndahen që të ndjehen akoma më shumë. Sigurisht që jeton me ne, me familjen, fëmijët, por unë për vete kam shumë qejf që të ketë dikë, si mendon?”, i tha Albani të ëmës.
“Tani që e the publikisht, po e mendoj dhe unë njëherë”-ia ktheu Antigona duke qeshur.
“Ti e di më mirë për veten tënde si dhe kur është koha që mund të mendosh të takosh dikë ose gjëra të tilla”-vazhdoi këngëtari, por Antigona u shpreh se nuk është e interesuar.