Alban Musa rikthehet në Top Channel: Kthehem në shtëpi me 20 kg minus

Alban Musta rikthehet në Shtëpi.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Albani ka rrëfyer se pas një shkëputje të gjatë dhe disa lëvizjesh në medie, shtatori e gjen më në fund në Shtëpi, me të vetmin ndryshim se nuk do të jetë vetëm moderatori por edhe autori i “Në Shtëpinë Tonë”.

Megjithatë, gjithçka tjetër, mbetet një surprizë që do t’ia lëmë fillimit të sezonit.

Pjesë nga biseda:

Bieta: Ka një arsye pse e lash për në fund mikun tim Alban Musta. Po e uroj publikisht…

Albani: Lëre aman. Jo, se mos mendojnë se po bëj fëmijë tjetër. Se gjëja aty shkon pastaj, ose mos ka ndërruar grua. Jo nuk është kjo

Bieta: Urim për rikthimin në Top Channel.

Albani: Po kthehem në shtëpi.

Bieta: Për rikthimin në “Në Shtëpinë Tonë”.

Albani: Faleminderit shumë.

Bieta: Mesa duket ngjiti ajo hera e fundit që të thash unë ‘po më sfidove po e hap krahun që të vish’.

Albani: Po mesa duket po.

Bieta: Je një figurë…

Albani: Nise edhe njëherë, prit se kam qejf se mi thonë rrallë këto… Prit, është momenti ti shijoj. Hajde…

Bieta: Vlerësimi im për ty, për sensin tënd të humorit dhe…

Paloma: Po të bën fresk more.

Albani: Jo, po i bëj fresk vetes. Bieta, po rikthehem në shtëpi dhe ti e di se sa emocionuese janë rikthimet. Pas kaq vitesh dhe lëvizjesh, rikthehem në shtëpi dhe është e bukur që po rikthehem fiks në të njëjtin program që unë kam patur. Vetëm se këtë herë do të kem jo vetëm prezantimin, por edhe autorësinë e programit.

Bieta: Dhe besoj i rikonceptuar, gjithçka që..

Albani: Komplet tjetër gjë, tjetër gjë nga çka qenë.

Bieta: Do t’ia lëmë fillimit të sezonit.

Albani: Po, po, po.

Top Channel