Alban Hoxha operohet me sukses, ja si është gjendja e portierit të Partizanit
Portieri i Partizanit, Alban Hoxha i është nënshtruar një operacioni të hemorroideve.
Këtë njoftim e ka bërë me dije vetë klubi i kuq, ku kanë theksuar e ndërhyrja ka qenë e suksesshme.
Pritet që portieri i të kuqve të mos mungojë gjatë për tu vënë nën urdhrat e trajnerit Abilaliaj.
Alban Hoxha kalon me sukses operacionin. Kapiteni i kuq i është nënshtruar sot një ndërhyrje të hemorroideve dhe aktualisht po trajtohet në spital.
Gjendja shëndetësore e Hoxhës paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit.