Alban Dudushi e Bieta Sulo prindër me kohë të plotë, fundjavat larg televizionit me djalin 1-vjeçar

Kroi Art Dudushi, djali i moderatorit Alban Dudushi dhe partneres së tij Bieta Sulo festoi në maj 1-vjetorin e lindjes. Çifti që punojnë bashkë për “Top Show” në “Top Channel” organizuan një festë në natyrë, ku nuk munguan familjarët, miqtë e afërt dhe kolegët e tyre. Ndërkohë ende pa mbyllur sezonin televiziv, paparazzi i “Story.al” e fotografoi çiftin në rrugët Tirduke nxjerrë shëtitje djalin e tyre Siç shihet ata tashmë janë prindër me kohë me plotë, duke qenë se pasditet apo fundjavat i kalojnë të bashkuar duke u kujdesur për djalin. Shpesh në fotot që postojnë vetë, pranë tyre shihet Joel, vajza e Dudushit nga martesa e tij e parë. Ndërkohë në këto foto të çiftit në jetën e përditshme, mund të bëni dallimin se si duken krahasuar me daljet e tyre në ekran./Story.al/