Alba Hoxha hap biznesin e saj, Albi Nako e mbështet duke vulosur lidhjen me 23-vjeçaren

Balerina e “Tv Klan” Alba Hoxha duket se po kalon një periudhë shumë të suksesshme në karrierë, pasi, përveç punës në televizion si prezantuese e rubrikës së motit, ajo tashmë është bërë me biznesin e saj.

Vetë balerina i ka njohur ndjekësit me dyqanin e saj të veshjeve, biznes të cilit i ka bërë promo edhe koreografi i njohur Albi Nako në “Instagram”-in e tij.

I përfolur për lidhjen me Albën, duket se me këtë gjest, Nako e ka zbardhur vetë misterin nëse po konsolidonte lidhjen me balerinën e tij 23-vjeçare, apo po rikthehej tek ish-bashkëshortja Klaudia Pepa.

Alba-Hoxha-2

Dyshimet për një rikthim të mundshëm lindën pas largimit të tij nga Shqipëria dhe vendosjen në Itali, vendin ku po jeton aktualisht Klaudia. Ishte Albi ai që në profilin e “Instagram”-it publikoi një foto në ambientet e “Rai”-t e të gjithë i uronin suksese.

Vëmendje në këtë fotografi morën komentet e ish-bashkëshortes Klaudia Pepa si dhe Alba Hoxhës, e para që e uronte për këtë fillim të ri dhe e dyta që e thoshte publikisht “Na le”, duke lënë të kuptohej se ajo do të vazhdojë të jetojë në Tiranë, pra, larg tij. Por duket se pavarësisht jetesës së re në Milano, Albi vazhdon të mbajë lidhje në distancë me Albën, madje e kanë bërë marrëdhënien edhe më serioze.

Gjashtë muaj më parë ai vendosi të dilte hapur me balerinën e tij, fiks një vit nga koha kur deklaroi në ekran divorcin nga bashkëshortja e tij, Klaudia Pepa.

Ende pa u harruar divorci, në skenën e jetës së tij nisi të dilte balerina tjetër e trupës së tij, Alba Hoxha. Një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, bëri që mes komenteve të binte në sy ai i koreografit, i cili më në fund vendosi të dilte hapur për këtë marrëdhënie me komplimentin e tij.

Alba-Hoxha-1

Ky ishte oki i parë që Nako u jepte thashethemeve se mes tij dhe Albës ekziston diçka më shumë se thjesht bashkëpunimi për punë. Ndërkohë që Klaudia bashkë me divorcin nga Albi, nisi jetën e re në Itali, Alba Hoxha i zuri vendin asaj, duke u bërë balerina e parë e trupës së “Klan” dhe njëkohësisht krahu i djathë i Nakos.

Kështu, për balerinën Hoxha ky divorc i koreografit të saj i hapi jo vetëm dyert e karrierës, por e vuri në qendër të vëmendjes mediatike si e dashura e tij, edhe pse ajo nuk e pranoi asnjëherë.

Kjo lojë e saj me mediat e shndërroi në një nga personazhet më të komentuar mes vajzave të televizionit, duke qenë se përveçse balerinë, ajo arriti të fitonte një vend të mirë pune në “Klan” si prezantuese e rubrikës së motit.

Ishte pikërisht kjo famë që i shtoi ndjekësit dhe e shtyu që emrin e saj ta kthejë në biznes, me hapjen e dyqanit të veshjeve për të cilat ka pohuar se janë shitur në vetëm pak ditë. Edhe pse u fol se Albi dhe Alba janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit dhe janë në prag fejese, çifti ka hezituar të rrëfejë detaje, pavarësisht se shihen 24 orë në 24 bashkë.

Alba-Hoxha-3

Kujtojmë që edhe historia e Albit me Klaudian nisi në ambientet e “TV Klan”, dashuri që u kurorëzua në martesë në vitin 2013 gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”. Çifti deklaroi ndarjen në vitin 2017, një vit pasi kishte marrë vendimin e divorcit.

Në këtë periudhë, Albi nuk mbeti pa partnere, pasi vendin e Klaudias në krah të tij e zuri menjëherë Alba. Në vitin 2016, Alba Hoxha u shfaq në ekran si velina 20- vjeçare e emisionit investigativ “Stop” bashkë me Enca Llacin. Sot ajo është 23 vjeçe dhe ka arritur shumë në televizion, pavarësisht moshës shumë të re.