Alba Çobaj tregon jetën e një nëne të re, pa filtra: “Tani harroj të ha dhe më mbushen sytë me lot gjatë gjithë ditës”
Alba Çobaj prej pak ditësh është bërë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi vajza e saj, së cilës i kanë vënë emrin Sofia.
Sot, me anë të një postimi në Instagram, moderatorja ka ndarë me ndjekësit një rrëfim të sinqertë për jetën e një nëne të re.
Bashkangjitur me një foto ku shfaqet duke bërë dy gjëra njëkohësisht, duke ngrënë (dicka që as nuk e di cfarë është) dhe duke shtyrë karrocën e vajzës.
Po ashtu moderatorja tregon se një ditë qau nga emocioni ndërsa i ndërronte pelenat të bijës dhe ditën tjetër pyeti veten “Unë e bëra këtë?”. Pra, gjëra normale nënash të reja…