Al Pacino: I “dhurova” Harrison Fordit karrierën, nuk më falenderoi kurrë!

Al Pacino dha një intervistë të gjatë për David Rubenstein të “People Who Inspire Us”, pjesën kryesore të së cilës e zuri karriera e tij e sidomos filmi që e katapultoi në majat e famës, “Kumbari”-“The Godfather”.

Ylli 82-vjeçar u pyet ndër të tjera edhe nëse kishte ndonjë rol për të cilin ishte penduar, dhe ai u përgjigj: “Po, refuzova “Star Wars”. Duket se atëherë nuk ia kishte marrë mendja se cfarë suksesi do të njihte më vonë ky film, një ndër më të famshmit në kinematografinë botërore.

Me humor, aktori legjendar u shpreh se Harrison Ford nuk e kishte falenderuar kurrë për karrierën që i kishte ‘dhuruar’. “Kur isha i ri papritur më dhanë një skenar të quajtur Star Ëars. Mora skenarin, më ofruan shumë para. Por u thashë, nuk e shoh. I dhashë Harrison Fordit një karrierë për të cilën ai kurrë nuk më falënderoi!,”-tha Al Pacino.

Ford thuhet se aksidentalisht mori pjesë në audicionet për filmin që do t`i ndryshonte jetën. Edhe pse i apasionuar pas aktrimit, ai nuk kishte pasur shumë sukses në fillimet e karrierës e kishte nisur të punonte si marangoz.

Al Pacino sakaq, pas gati 50 filmave, rrëfeu se po punon aktualisht në 4 të tjera, përfshirë edhe një skenar të përshtatur nga libri i William Shakespeare, “Mbreti Lir”, që del vitin e ardhshëm.

Bordo