Akuzoi jurinë se nuk duan shqiptarët nga Kosova, këngëtari publikon këngën që nuk i pranuan në RTSH

Prej dy ditësh, këngëtari i njohur Mentor Haziri është në qendër të mediave rozë, pasi deklaroi se kënga e tij nuk është pranuar të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar.

Madje, ai u shpreh se këngëtarët nga Kosova nuk i mbështesin, duke e konsideruar këtë një turp të jurisë së RTSH.

Pavarësisht kësaj, sot Mentori ka publikuar me videoklip këngën të cilën nuk ia pranuan në Festival, e cila titullohet “Qëndro”.

“Kjo është kënga që nuk u pranua në festivalin e RTSh-së, vlerësojeni vet. ‘Link’-u në storie dhe biografi”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mentor Haziri (@mentorhaziri)

Teksti dhe muzika është realizuar nga vetë këngëtari, kurse për orkestrimin është kujdesur Dave MÇune. Masterizimi i është besuar Pete Maher (U2, The Killers, Katy Perry, Rolling Stones).

Më poshtë, ndiqni këngën e plotë:

l.k/abcnews.al