Akuzoi arbitrat, Klodian Duro rrezikon të penalizohet në Kosovë

Periudha e qëndrimit të Klodian Duros në stolin e Feronikelit në kampionatin e Kosovës nuk është aspak e lehtë. Së fundmi, ish-trajneri i Kukësit dhe Kamzës po procedohet nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Kosovës për shkak se akuzoi arbitrat për dëmtim të qëllimshëm të skuadrës së tij si dhe për favorizimin e kampionëve në fuqi të Dritës.

Duro ngriti akuza të ashpra ndaj Llapit pas ndeshjes së fundit 3-2 ku fajësoi se ndaj lojtarëve të tij po bëhet lojë e dhunshme.

Një tjetër trajner që rrezikon të dënohet është dhe tekniku i Ballkanit Ismet Munishi.

NJOFTIMI I FFK-së

KLODIAN DURO; kryetrajner i klubit të futbollit FERONIKELI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 022478M77 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mos respektim të kodit të mirësjelljes sportive në media pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 12.12.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (prononcimi për media në studio televizive ku deklaron se; Ekipi që është në vend të parë është i favorizuar nga gjyqtarët, me këtë prononcim ka dëmtuar imazhin e organeve të FFK-së e që janë shpifje, fyerje dhe ofenduese dhe në kundërshtim me etikën sportive). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës); I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Klodian Duro lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.

PANORAMASPORT.AL