Akuzohet se tradhtoi bashkëshortin, këngëtarja i jep fund martesës
Këngëtarja e njohur, Solange Knowles, njoftoi në Instagram se i ka dhënë fund martesës së saj gati 5-vjeçare me Alan Ferguson.
“11 vite më parë takova një njeri fenomenal që ndryshoi çdo ekzistencë të jetës time, por në fillim të këtij viti ne u ndamë”, shkrun këngëtarja ndër të tjera në postimin e saj.
Motra e Beyonces nuk ka zbuluar arsyen e ndarjes, megjithatë “People” shkruan se ajo e ka tradhtuar bashkëshortin me menaxherin e saj. Por për të mohuar zërat Solange ka bërë një deklaratë ku thotë se interneti është plot me gjëra false dhe tradhtia nuk zë fare vend në ndarjen e saj.
Solange dhe Alan celebruan dashurinë e tyre në vitin 2014 në një ceremoni madhështore të zhvilluar në New Orleans./Opinion.al