Akuzat për ngacmim seksual nga ish-truproja, reagojnë Kris Jenner dhe Kourtney Kardashian

Nuk kanë qenë aspak të qeta orët e fundit në familjen Kardashian, pasi Kris Jenner, është paditur në gjykatë nga një ish-truproje, me akuzën e ngacmimit dhe abuzimit seksual. Jenner, 64 vjeç, akuzohet mësaktësisht për “veprime të padëshiruara seksuale dhe ngacmime e sjellje të keqe”, sipas dokumenteve të gjykatës.

Marc McWillliams, truproja që ka ngritur akuzat ka punuar për familjen e famshme në vitin 2017 dhe pretendon se mënyra si Kris sillej me të “përfshinte kontakte fizike jo-konsensuale. të një natyre të papërshtatshme dhe seksuale”. Ai gjithashtu shtoi se mamaja e motrave Kardashian ishte vazhdimisht në “kontakt intim” me trupin e tij. Po ashtu e akuzon familjen për krijimin e një ambient armiqësor, diskriminim racor dhe diskriminim gjinor.

Pretendimi zyrtar ndaj Kris (i depozituar në gjykatë) përfshin: “Masazhimin e qafës, shpatullave, krahëve dhe shpinës pa pëlqimin e tij, duke bërë që dora e saj të qëndrojë mbi kofshën dhe ijën, duke bërë që të pasmet e saj të fërkohen me shpinën e tij dhe/ose pjesën e pasme pa pëlqim ose aprovim …”.

Ndërkohë në padi është edhe emri i Kurtney Kardashian, por ajo nuk akuzohet për sjellje të pahijshme. Cili ka qenë reagimi i Kris dhe Kourtney? Nënë e bijë mohojnë pretendimet e ngacmimit seksual nga ish-truproja dhe të gjitha akuzat e tjera.

Avokati i Jenner, Marty Singer, i ka mohuar pretendimet në një deklaratë për “DailyMail”, po ashtu ka paralajmëruar kundër përgjigjen në rrugë gjyqësore: “Kris Jenner dhe Kourtney Kardashian me forcë mohojnë pretendimet e rreme të bëra nga ish-roja i sigurisë Marc McWilliams. Kur ato të fitojnë këtë proces gjyqësor joserioz, ato synojnë të padisin menjëherë McWilliams dhe avokatët e tij për ndjekje penale me qëllim të keq”.

/News31