Akuzat ndaj Jay Z po rrezikojnë karrierën e Beyonce
Akuzat e fundit ndaj Jay Z mund të rrezikojnë planet e karrierës së Beyonce, sipas mediave ndërkombëtare.
Jay Z ka mohuar me forcë akuzat ndaj tij, ku pretendohet se ka përdhunuar një 13-vjeçare. Raporti thotë se reperi, së bashku me Sean “Diddy” Combs, është përmendur në një padi që pretendon se ata morën pjesë në abuzimin seksual të 13-vjeçares gjatë një “after-party” të MTV VMAs në New York më 7 shtator 2000.
Një personazh i njohur i paidentifikuar thuhet se ka qenë gjithashtu i pranishëm në ngjarje. Fillimisht padia u ngrit kundër P Diddy në tetor, por tani është ndryshuar duke përfshirë edhe Jay Z.
Këto akuza mund të krijojnë shqetësime për projektet e ardhshme të Beyonce, përfshirë turneun e saj botëror dhe performancën e shumëpritur të Ditës së Krishtlindjeve në ndeshjen e NFL-së mes Houston Texans dhe Baltimore Ravens.
Një burim i tha The Sun:
“Beyoncé dhe Jay Z janë një nga çiftet më të fuqishme në botë, ndaj edhe pse akuzat nuk kanë lidhje me të, emri i saj tashmë është përfshirë në spekulime online. Plani ishte që Beyoncé të performonte një këngë të re gjatë shfaqjes së saj të Ditës së Krishtlindjeve, para se të niste turneun.”
Jay Z publikoi një deklaratë duke denoncuar këto pretendime si “të tmerrshme” dhe sulmoi avokatin, Tony Buzbee, i cili përfaqëson 120 viktima të pretenduara të Sean “Diddy” Combs. Ai ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat.
“Dhimbja ime e vetme është për familjen time.”, tha ai mes të tjerash.
Po ashtu, Jay Z shprehu keqardhjen për detyrimin që të shpjegonte situatën për fëmijët e tij, duke theksuar:
“Unë dhe gruaja ime do të duhet të ulem me fëmijët tanë, njëra prej të cilëve është në moshën kur miqtë e saj do ta shohin padinë në media dhe do të bëjnë pyetje për natyrën e këtyre akuzave, ndaj ne do t’ju shpjegojmë fëmijëve ashpërsinë dhe lakminë e njerëzve.”
Akuzat po rrezikojnë jo vetëm karrierën e Jay Z, por edhe reputacionin e bashkëshortes së tij, Beyonce. Nuk dihet ende nëse dyshja do të tërhiqet përkohësisht nga performanca në skenat e mëdha.
Po ashtu, “sulmi virtual” ndaj Beyonce dhe Jay Z ka nisur që me publikimin e akuzave të rënda ndaj P Diddy, një mik i ngushtë i dyshes.
Anabelmagazine