Aktorja turke në pritje të ëmbël, fotografohet me barkun e rrumbullakosur gjatë pushimeve
Aktorja turke Seda Guven është në pritje të fëmijës së saj të parë. Seda u fotografua me barkun e rrumbullakosur gjatë pushimeve.
Aktorja 35-vjeçare është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe po pret me padurim të bëhet nënë. Sipas mediave turke, Seda ka zbuluar edhe gjininë e fëmjës.
Aktorja është në pritje të një djali me bashkëshortin e saj Ali Guzel. Gjatë periudhës së shtatzënisë Seda ka qëndruar aktive në rrjete sociale teksa kohët e fundit nuk e ka fshehur barkun.
Kujtojmë që aktorja ka luajtur në disa seriale si “Fatmagyl” dhe “Kurt Seit dhe Sura” të cilat janë transmetuar edhe në Shqipëri.