Aktorja turke dhe futbollisti i famshëm bëhen prindër për herë të parë
Futbollisti i njohur, Mesut Ozil dhe aktorja turke, Amine Gulse janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë dyshja përmes rrjeteve sociale, ku kanë zbuluar se janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme. Në foto shfaqet Mesut dhe Amine e në duar mbajnë vogëlushen e tyre. Kujtojmë se dyshja kurorëzoi në martesë dashurinë e tyre disavjeçare një vit më parë.