Aktorja shqiptare me famë botërore në pritje të ëmbël, tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku së shpejti do të bëhet nënë.

Eliza-Dushku-2

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë 38-vjeçarja gjatë premierës së filmit “Mapplethorpe”, ditën e enjte në Nju Jork.

Eliza-Dushku-3

Aktorja ishte së bashku me bashku me bashkëshortin, Peter Palandijan, kur tregoi me krenari barkun e saj të rrumbullakosur. Ky është fëmija i parë i çiftit.

Eliza-Dushku-4

Eliza Dushku dhe 54-vjecari u martuan në shtator të vitit 2018 në Boston, vendin ku aktorja ka kaluar shumë vite të jetës dhe karrierës së saj.

“Jam martuar së fundmi dhe jam shumë e gëzuar në lidhje me këtë kapitull tjetër në jetën time”, është shprehur 38-vjeçarja.