Aktorja shqiptare: Dua një BURRË që të më dalë për zot! Mos të ketë frikë…
Aktorja e njohur shqiptare, Eriselda Shllaku është një emër që dikur ka qenë kryefjalë në medien rozë. Sot ajo është më e tërhequr nga bota e medias, dhe të vetmet dalje të saj të rralla janë intervistat televizive.
Së fundmi ajo ka ndarë disa detaje interesante rreth jetës së saj personale dhe profesionit në një intervistë të fundit në “Shije Shtëpie”.
Gjatë bisedës, astrologia Chrysanthi Kalogeri parashikoi për Shllakun shumë ndryshime dhe risi në karrierën e saj. Ndërsa Eriselda është e entuziazmuar për projektet e ardhshme, moderatorja Katerina Trungu ishte kureshtare të dinte më shumë rreth jetës private të aktorës.
Eriselda shpjegoi se aktualisht vazhdon të jetë beqare dhe se nuk ka ndonjë ndryshim të ri në statusin e saj. Ajo theksoi se për të gjetur partnerin ideal, është e rëndësishme që ai të jetë “burri” i duhur.
Sipas saj, partneri ideal duhet të jetë një individ që di të marrë përgjegjësi dhe të përballojë sfidat e një marrëdhënieje, pa u trembur nga problemet që mund të lindin.
Pjesë nga biseda:
Eriselda Shllaku: Nga ana tjetër, vazhdoj të jem kështu ‘single’ siç e kam thënë…
Chrysanthi Kalogeri: Këtu do të ndryshoni!
Eriselda Shllaku: Ideja është të më ndryshojë mendjen se s’po del ndonjë të më ndryshojë mendjen.
Katerina Trungu: Çfarë duhet të ketë moj Eriselda?
Eriselda Shllaku: E para, unë duhet të pasionohem pas atij, duhet të më bëjë për vete, të jetë ajo ngjitja. Pastaj çfarë duhet të ketë, të jetë burrë, dihet, karakteristikat…
Ermelinda Ndoja: Si është një burrë për ty Eriselda? Se të jetë burrë e themi të gjithë kur kërkojmë një partner…
Eriselda Shllaku: E kam thënë gjithmonë, dikush që di të dalë për zot, që di të marrë përgjegjësi dhe që nuk trembet nga konfliktet e marrëdhënies se çdo marrëdhënie ka problematikat e veta, domethënë që rri aty.
lberale.al