Aktorja shqiptare bën deklaratën e bujshme: “Jam paguar aq lekë sa për të blerë disa pako lines”
E nxitur nga një fans i cili kërkon të dijë përse ajo nuk është edhe aq aktive në rrjetet sociale, Egla Ceno ka bërë një deklaratë si asnjëherë tjetër.
Aktorja e talentuar shqiptare e cila ka qenë pjesë e shfaqjeve të mëdha teatrale, serialeve komike apo spektakleve të humorit, ka treguar së fundmi se profesioni i saj nuk i sjell të ardhura. E gjitha kjo për faktin e vetëm se jeton në Shqipëri..
Si rrallëherë ajo ka treguar se ka patur role për të cilat është paguar vetëm 20 mijë lekë të reja, para këto me të cilat mund të blejë vetëm disa pako lines.
Më shkruan dikush në inbox “Egla unë jam ndjekës i joti, shikoj që s’je shumë aktive, rrjeti është i mbushur me videot e tua dhe të tjerët marrin ndjekësa dhe klikime duke përfituar nga puna jote.” O çun, e kupto’ apo se kupto’ që jetojmë në Shqipëri mër plak? Unë kam bërë disa role, më kanë paguar 20 mijë lekë episodin, (sa për të blerë ca pako lines) dhe s’kam më asnjë të drejtë. As më bëhet vonë fare për ndjekësa e klikime. Këto as hahen as të paguajnë faturat. Unë vërtet jam aktore, por jam aktore në Shqipëri më lal, ku funksionon ligji i lëpirjes dhe më të fortit (edhe në art) Mua më thanë “aktore e dobët” vetëm se bëra një intervistë pa leje. Ça më ngatërron me këto punë pash Zotin, unë 45 kile me gjithë rrecka. Po të kisha pak mend do të isha kontrollore aeroporti, jo të grija sallatë si aktore nëpër skena.
Top Albania Radio