Aktorja Margot Robbie shijon pushimet në Spanjë

Margot Robbie kaloi një ditë mjaft argëtuese në një jaht me disa nga miqtë e saj gjatë fundjavës.

Aktorja u pa duke buzëqeshur teksa shijoi motin e mirë gjatë pushimeve në brigjet e Spanjës. Aktorja e filmit “Wolf of Wall Street”, tregoi linjat e saj trupore me bikini të verdha me vija, të cilat i shoqëroi me një palë vathë të vegjël argjendi.

Bashkëshorti i saj, Tom Ackerley, ishte gjithashtu në jaht. Dyshja, të cilët janë të martuar që nga viti 2016, duket se po i shfrytëzojnë në maksimum pushimet e tyre verore.

Kujtojmë se sukseset e kanë shoqëruar për gjatë gjithë vitit aktoren. Kohët e fundit ajo u bë aktorja më e paguar në Hollywood. Robbie fitoi 12.5 milionë Dollarë për rolin e saj në filmin “Barbie” ku ajo luan kukullën ikonike.

Madje, aktorja festoi ditëlindjen e saj të 32-të në Korrik gjatë xhirimeve të filmit me një tortë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen Barbie Margot!”

Filmi “Barbie” do të shfaqet në kinema më 21 Korrik të vitit të ardhshëm.

Klan News

Me te lexuarat