Aktorja ka vendosur të heqë disa nga 50+ tatuazhet e saj, por pse?!

Zoë Kravitz po heq dorë nga disa prej tatuazheve të saj ikonike. Në kopertinën e GQ, aktorja dhe regjisorja foli për vendimin për të hequr disa nga tatuazhet e saj.

“Unë thjesht…Nuk kam nevojë për këto në trupin tim”, shpjegoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Kravitz flet për tatuazhet ndoshta pakëz e penduar. Pastaj kërkon të bëjë më shumë.

Vitin e kaluar Kravitz tha për InStyle se ajo ka humbur numërimin se sa tatuazhe ka saktësisht. Shumë prej tyre janë në duar, krahë, por edhe në qafë, shpinë dhe këmbë.

“Unë mendoj se tatuazhet janë një formë e bukur zbukurimi, ashtu si grimi apo bizhuteritë. Është qesharake sepse nuk e di as sa kam. Nuk i shoh më shumë sepse jam mësuar shumë me to. Ka disa që më pëlqejnë më shumë se të tjerët. Kam hequr disa, por kam në plan të bëj më shumë tatuazhe. Pasi e fillon, është e vështirë të ndalesh.”

Mendohet se Zoë ka mbi 50 tatuazhe, edhe pse as ajo vetë nuk ka dhënë një numër të saktë. Ndoshta ky “lëmsh” ka bërë që aktorja të kërkojë të heqë disa prej tyre. Ose, thjesht i janë mërzitur…

Anabelmagazine