Aktorja Emma Corrin pozon e padepiluar në cover-in e Harper’s Bazaar dhe ka një mesazh!
Aktorja Emma Corrin tre vjet pasi njoftoi se do të identifikohet si “ata,ato” ka treguar në një intervistë të Harper’s Bazaar, se virtualiteti qenka më keq se çfarë e priste.
Edhe pse na pëlqen të mendojmë se jemi në një shoqëri progresive, shumë nga ato që po shohim janë gjithnjë e më shumë një hap prapa.
Corrin u bë shumë e famshme në vitin 2020 për portretizimin e Princeshë Dianës në sezonin 4 të “The Crown” të Netflix dhe fitoi një Golden Globe. Ajo është shprehur se nuk e kupton sepse njerëzit mund të reagojnë ashtu siç bëjnë.
Njerëzit më ndjekin sepse kanë parë diçka te unë. Ata mendojnë se jam një lloj personi dhe më pas do të shohin se kush jam në të vërtetë dhe si prezantohem. Nuk do ta kuptoj kurrë pse. Kë po lëndon duke qenë vetvetja? Pse jam kaq e diskutueshme? Unë mendoj se është frikë. Frikë absolute.
View this post on Instagram
Pas “The Crown”, Corrin vazhdoi të luajë së bashku me Harry Styles në “My Policeman” dhe luajti role kryesore në mini-serialin Hulu “A Murder at the End of the World” dhe “Lady Chatterley’s Lover” të Netflix. Në prill 2021, Corrin hyri në Instagram për t’u shfaqur publikisht si “Queer” një term që përdoret për njerëzit jo heteroseksualë. Disa muaj më vonë, ajo ndryshoi përemrin duke deklaruar se identifikohet si jobinare në Instagram.
Emma Corrin e quajti eksplorimin e identitetit të saj gjinor një udhëtim të vazhdueshëm.
Udhëtimi im ka qenë i gjatë dhe ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Unë mendoj se, ju e dini, ne jemi mësuar të përcaktojmë veten dhe kjo është mënyra se si funksionon shoqëria, fatkeqësisht është brenda këtyre binareve dhe më është dashur një kohë e gjatë për të kuptuar se unë ekzistoj diku në mes. Do të jetë një udhëtim i vazhdueshëm, por po, shpresoj që ndarja e të vërtetës sime t’i ndihmojë njerëzit. Kur fillova të postoja u ndjeva shumë e frikësuar dhe nuk isha e sigurt nëse ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Por reagimet që mora nga njerëzit e tjerë në komunitetin queer kanë qenë të mrekullueshëm.
Top Albania Radio