Aktorja e vetme erotike e Afganistanit mori arratinë pas zbulimit nga Talibanët (fotot)
Ajo që njihet si “aktorja e vetme pornografike” e Afganistanit ka folur së fundmi për mënyrën sesi “puna” e saj perceptohet në vend, teksa shton me frikë se talibanët në pushtet dinë gjithçka për të, shkruan e përditshmja satirike britanike Daily Star.
Yasmeena Ali thotë se ishte vetëm një fëmjë i frikësuar në rrugët e Kabulit kur talibanët erdhën për herë të parë në pushtet në vitet 1990.
Aty ajo pa dhunën ndaj burrave e grave para se të largohej me familjen për në Britani, ku mësoi të shkruante e lexonte.
Tashmë pas 30 vjetëshTalibanët janë rikthyer në udhëheqjen e vendit të saj, kur Yasmeena është bërë “pornostarja” e vetme nga Afganistani.
Ajo thotë se ka hequr dorë nga feja muslimane por trembet se Talibanët dinë gjithçka për të prej videove me drita të kuqe në rrjetet sociale.
Duke folur në transmetimin ‘I Hate Porn’ ajo i tha prezantuesit Tommy McDonald: “Ata i urrejnë ato që bëj unë sepse nuk duan që një afgane të njihet për pornografi? Si guxon gruaja të tregojë trupin e saj? Ata besojnë se e zotërojnë trupin e grave dhe nuk kanë të drejtë ta tregojnë sepse një afgane nuk duhet ta bëjë këtë. Gjithmonë më vijnë mesazhe që thonë se bëj gjoja, dhe se një afgane nuk mund të bëjë gjëra të tilla, më thonë se jam çifute”.
“Por unë jam afgane dhe ndoshta talibanët e shikojnë atë që po bëj”.
Ajo foli për jetën kontrastuese që bënte dikur në Afganistan.
“I kam parë kur bënin paradë në Kabul. Ishte e ngjashme me ato që ndodhën kësaj vere. Dukej sikur ishe në një botë sureale që nuk mund të kuptoje atë që ndodhte”.
Më pas ajo krahasonte dhunën e atjeshme me sjelljen e tifozëve të dehur të futbollit në Britani.
Yasmeena tha: “Edhe tifozët e futbollit në Britni janë nën influencën e alkoolit por mund të telefonosh policinë dhe je e mbrojtur. Në Afganistan kë do të marrësh në telefon? Të gjitha rregullat janë për qejfin e burrave, ata e kanë problem seksualitetin e femrave sepse kanë frikë se humbasin kontrollin. E gjithë idea është nënshtrimi dhe kontrollimi i grave. Burrat e adhurojnë pushtetin, kanë një mentalitet prej njeriu shpelle”, komentonte mes të tjerash pornostarja.
Ajo që njihet si “aktorja e vetme pornografike” e Afganistanit ka folur së fundmi për mënyrën sesi “puna” e saj perceptohet në vend.
Yasmeena Ali thotë se ishte vetëm një fëmjë i frikësuar në rrugët e Kabulit kur talibanët erdhën për herë të parë në pushtet në vitet 1990.
Tashmë pas 30 Yasmeena është bërë “pornostarja” e vetme nga Afganistani.
“Por unë jam afgane dhe ndoshta talibanët e shikojnë atë që po bëj”. thote ajo.
Më pas ajo krahasonte dhunën e atjeshme me sjelljen e tifozëve të dehur të futbollit në Britani.
Top Channel