Aktorja e telenovelave turke rrëfen prishjen e martesës: Bëra ç’më deshi…


Aktorja e njohur për rolin e Zeynepit në serialin turk “Kuzey Guney”, Merve Bolugur i ka dhënë fund martesës dy vjeçare vetëm pak ditë më parë, pas seancës gjyqësore të 15 shtatorit. Vendimi në Gjykatë u mor disa muaj pasi ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Murat Dalkiliç nuk jetonin bashkë prej disa muajsh. Tashmë çifti i njohur e kanë marrë vendimin e tyre të rëndësishëm dhe kanë filluar jetët e tyre të ndarë. Pas divorcit Zeynep ka vizituar Parisin së bashku me mikeshat e saj ku edhe ka festuar 30-vjetorin e lindjes. Duke folur për ndjesinë pas prishjes së martesës, Merve ka ndarë një status me miqtë e saj në rrjetet sociale duke u shprehur: “Kam shumë miq të mirë, aq sa bëjnë gjithçka për një buzëqeshje timen. Edhe për ditëlindjen time, si e çmendur, e pjekur dhe e ndjeshme, bëra ç’më deshi zemra”, shkroi aktorja në postimin e saj duke u kthyer kështu përgjigje kureshtarëve që duan të dinë për gjendjen e saj psikologjike pas ndarjes.