Aktorja e “Si n’jetë” denoncon pas prishjes së Teatrit: Shtesi po bashkëpunon me mafien për t’u pasuruar!

Një nga protagonistet e serialit “Si n’jetë”, produksion i “Anabel”, Deamichelle, ka reaguar pas shembejes së godinës së Teatrit Kombëtar, natën e së shtunën ndërsa gdhiihej e diela.

Me anë të një statusi në profilin e saj, ajo shkruan: “Injoranca sjell një zbehje të gjykimit, mbi çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Shumë persona akoma nuk e kuptojnë, pse godina e teatrit ka vlera dhe duhet konservuar. Në një gjendje të tillë injorance, shteti është i lirë të veprojë si të dojë. Shteti jonë nuk zgjedh të punojë për informimin e popullit dhe ngritjen e vlerave tona, por bashkëpunon me mafien për t’u pasuruar”, përfundon ajo statusin.

www.story.al