Aktorja e “Portokalli”-së festë për 36 vjetor: “Ndihem 16 vjeçe”
Ajo është bërë e njohur nga publiku me rolin e Bukrës në spektaklin e humorit “Portokalli”. Aktorja Albana Perhati, feston 36-vjetorin e lindjes, dhe miqtë e saj më të ngushtë e kanë surprizuar që në orët e para të mëngjesit. E kënaqur nga dhuratat dhe momentet që kaloi me ta, Albana ka ndarë në Instagram, foto nga festa e organizuar me këtë rast. “Është ditëlindja ime dhe unë ndihem si fëmijë. Unë jam një Piter Pan dhe nuk dua të rritem asnjëherë. Pikë”, shkruan Albana në një ndër fotot ku shfaqet pranë tortës së ditëlindjes. Nëpërmjet këtyre postimeve u ka treguar të gjithëve se ajo edhe pse është 36-vjeç, ndihet si 16-të.