
Aktorja e njohur zhvishet nudo pas ndarjes nga bashkëshorti
Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Channing Tatum, Jenna Dewan i është kthyer fuqishëm modelingut. Aktorja 37-vjeçare shihet duke pozuar krejtësisht nudo në një set fotografik për “Women’s Health”. Ndërkohë kujtojmë se çifti i famshëm u nda pas nëntë vitesh martesë. Nga kjo lidhje e tyre kanë edhe një vajzë 5-vjeçare të quajtur Everly. Më 6 nëntor të vitit të kaluar janë parë për herë të fundit bashkë Tatum dhe Dewan, në premierën në Los Angeles për “War Dog”, sipas Panorama Plus. Channing u takua me Jenna në sheshin e xhirimit të filmit “Step Up”, në vitin 2006 e u martuan pas tre vjetësh. Në fotot e fundit ajo i ka habitur të gjithë me fizikun në perfeksion si një statujë.
