Aktorja e njohur turke infektohet me koronavirus: Bëra një gabim
Aktorja e njohur turke Irmak Unal është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Unal e cila ka treguar se i ka zbatuar të gjitha masat anti-covid, por së fundmi bëri një gabim.
Aktorja po vuan nga virusi prej katër ditësh. “Jam duke luftuar me koronavirusin prej katër ditësh. Them po luftoj sepse është një luftë e vërtetë. Faleminderit Zotit sot ndihem pak më mirë. E kam kaluar të gjithë verën duke u treguar e kujdesshme. Jetova në një vend komplet të izoluar në Bodrum.
U përpoqa ta mbaja sistemin tim imunitar të fortë. Kam qenë shumë e kujdesshme. Por fatkeqësisht, së fundmi vendosa të rikthehesha në Stamboll dhe u infektova me koronavirusin nga një mikeshë. Njerëzit që fluturojnë nga një vend në tjetrin duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë, kurse unë e bëra këtë gabim”-shkroi aktorja./revistawho.com