Aktorja e njohur turke heq dorë nga aktrimi: U bë e lodhshme
Aktorja turke Selin Demiratar, e njohur për rolin e Nermin në serialin “Jetë e hidhur” ka deklaruar se ka hequr dorë nga aktrimi. Aktorja 39-vjeçare, teksa iu përgjigj pyetjeve të shtypit bëri të ditur për herë të parë vendimin surprizë që ka marrë për karrierën e saj.
“E lashë aktrimin. Kam filluar shumë e re, 16-17 vjeç. Xhirimet u bënë të lodhshme për mua dhe mora një vendim të tillë. Nuk më mungojnë xhirimet, më pëlqen të shikoj tani. Të punosh me orë të gjata, të jesh në set gjashtë ditë në javë është shumë e lodhshme. Nuk kam më oferta. Kishte njerëz që u përpoqën të me bindin në fillim, por mendoj se të gjithë janë mësuar tani”.
Selin Demiratar ishte fituesja e Miss Globe 1999 në Turqi dhe e treta në botë.